Pas njoftimit të vdekjes së zyrtarit të komunës së Deçanit, Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë lidhur me rastin e tij, përcjellë InLajmi.
Në njoftimin e Policisë thuhet se personi ishte gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe kishe një plagë në gjoks e cila dyshohet se ishte shkaktuar nga një armë zjarri. Pranë trupit të tij ishte gjetur edhe një pistoletë.
Policia njoftoi se personi menjëherë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës ku ndërroi jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës
Deçan, 18.03.2021 – 07:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore. /InLajmi/