Me këtë rast Orlando e uroi Abdixhikun për marrjen e drejtimit të LDK-së.
“Duke iu përgjigjur inkurajimit tim, ai tha se po punon për të krijuar mbështetje për krijimin e institucioneve. Unë e mirëprita pritjen e tij për një rol konstruktiv të opozitës”, tha ai.
Lumir Abdixhiku së fundi është uruar nga shumë zyrtarë vendorë dhe të huaj për pozitën e tij të re në krye të LDK-së, shkruan Lajmi.net.
Nesër pritet që Abdixhiku të zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin lidhur me formimin e institucioneve të reja të vendit.