Avokati i të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka folur për videon ku shihet klienti i tij i nervozuar, para se të gjuajë me armë në drejtim të viktimës.
Në videon ku shihet Gogaj duke bërë një mimikë me gojë para vrasjes, Berisha thotë se ashtu ka bërë sepse ai ka mbajtur proteza.
“Shabani ka mbajt proteza në gojë dhe në mesin e mimikave që i kanë ngel nga protezat që i ka pas pak ditë që i ka heq, pak kohë që i ka heq protezat nga kjo kohë, e ka pasur shprehi me këto buzë, si në këtë rast”, tha Berisha në kanal 10.
Berisha e ka quajtur vrasjen aksidentale, ndërsa ditën e djeshme babai i Agonis Tetaj ka kërkuar rigjykim për Shaban Gogaj dhe të vendoset drejtësi për vrasjen e djalit të tij.