Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës është pajisur me 60 shtretër modernë, të cilët janë financuar nga një kredi e Bankës Botërore, përcjellë InLajmi.
Në njoftim thuhet se 20 shtretër janë për përkujdesje intensive dhe janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.
Postimi i plotë i SHSKUK:
SHSKUK pajiset me 60 shtretër modernë
20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me 4 thyerje, që dirigjohen nga 2 telekomandues, të cilët e bëjnë më të lehtë dhe më të përshtatshëm qëndrimin e gjatë të pacientit, janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur me Covid-19.
20 të tjerë do të shkojnë në Spitalin e Ferizajt, 10 në Spitalin e Ferizajt dhe 10 në Spitalin e Gjilanit.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj, ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Shtretërit e rinj janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it. /InLajmi/