Gjatës ditës së sotme Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e partive të komunitetve jo shumicë në Kosovë. Takimi i fundit ishte me përfaqësuesit e komunitetit egjiptain, raporton InLajmi.
Elbert Krasniqi, përfaqësues i komunitetit egjiptian deklaroi sot pas takimit se do ta mbështesin formimin e insitucioneve të reja.
Ata thanë se do të votojnë për Qeverinë dhe Presidentin.
“Diskutuam për hapat e tjerë për formimin e institucioneve. Vota jonë do të jetë votë për formimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, tha ai. /InLajmi/