Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike në vendin tonë.
Po ashtu Haradinaj e përshëndeti vendimin e Daut Haradinaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.
“E falënderoj Dautin për vendimin që ka marr për t’u larguar nga posti i deputetit. Unë do të jem pjesë e kësaj legjislature deri në fund të këtij mandati’, tha ai.
Më tej Haradinaj foli edhe për zgjedhjet e fundit në vend, ku tha Lëvizja Vetëvendosje e ka marr shumicën për ta qeverisur vendin, po nuk i ka dy të tretat e votave për zgjedhjen e presidentit.
“Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo, ka marr shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhjet, por për të qeverisur me vendin”, u shpreh ai në rtv 21.
Haradinaj ndër të tjera tha se nuk do t’i jap përkrahjen VV-së, ku sipas tij ajo po mundohet ta koncentroj pushtetin në një parti të vetme.
“Ne nuk do t’i japim përkrahje VVsë për ta koncentruar pushtetin te një partie e vetme”, tha ai.