Era Syla me pasion të madh për matematiken dhe talentë në këtë degë është pranuar për studime në Massachusetts Institute of Technology (MIT) ajo është kosovarja e parë që është pranuar në këtë universitet të njohur në SHBA, përcjellë InLajmi.
Sipas Institutit ATOMI konkurenca për t’u regjistruar është shumë e madhe në këtë universitet që është njëri ndër universitetet më prestigjioze dhe arritja e Eres cilsohet e jashtëzakonshme.
Në avancimin dhe interesimin për arritjen e Eres ishte dëshira e saj e madhe dhe potenciali që kishte për matematiken, poashtu atë e ndihmuan edhe të afermit e saj, mësimdhënësit e saj dhe gjithë ata që ishin pjesë e sfidës së saj thuhet ndër të tjera në shkrimin e Institutit ATOMI.
Postimi i plotë i Institutit ATOMI:
Atomistja Era Syla pranohet në Massachusetts Institute of Technology (MIT)
Atomistja Era Syla është pranuar në studime në Massachusetts Institute of Technology (MIT) të SHBA-së, duke u bërë kështu kosovarja e parë që ka arritur të regjistrohet në këtë universitet prestigjioz. Era është e pasionuar pas matematikës dhe ka potencial e talent të madh për këtë fushë, andaj pranimi i saj në MIT do t’i mundësojë asaj përmbushjen e pasionit dhe realizimin e potencialit dhe talentit të saj për matematikë.
Sipas të gjitha rangimeve kredibile, Massachusetts Institute of Technology është ndër top universitetet më të mira në botë, ndërsa në fushën e matematikës është ndër universitetet lidere të botës! Konkurrenca për t’u regjistruar në Massachusetts Institute of Technology është globale dhe shumë e madhe, prandaj arritja e Erës është e jashtëzakonshme.
Ky sukses i Era Sylës është meritë e potencialit të saj intelektual, talentit të saj të jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe punës e dedikimit të saj të pakusht drejt arritjes së majave në fushën e matematikës! Përvec këtyre, vlen të përmendet edhe angazhimi i familjes dhe mësimdhënësve të saj e të gjithë atyre që kanë punuar me të ndër vite dhe e kanë përkrahur në çdo garë e sfidë.
Me këtë rast Instituti ATOMI i falënderon Bleron Baraliun – anëtar i Bordit Drejtues të Institutit ATOMI i cili i ka ofruar rekomandime asaj dhe e ka ndihmuar atë gjatë procesit të aplikimit si dhe Valmir Krasniqin – Përfaqësues i Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo dhe ligjërues në kursin e Matematikës në kuadër të Shkollës+, i cili për shumë vite ka punuar me Erën për të avancuar talentin e saj në fushën e matematikës.
Instituti ATOMI i uron Erës studime dhe karrierë të suksesshme!
Shënim: Instituti ATOMI nuk pretendon merita për arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve, meqë ato suksese janë rezultat i potencialit të tyre të jashtëzakonshëm intelektual dhe punës së tyre të madhe. Instituti ATOMI i promovon arritjet dhe sukseset e jashtëzakonshme të atomistëve në mënyrë që t’i motivojë ata dhe në të njëjtën kohë ta rrisë vetëdijen e publikut për potencialin e jashtëzakonshëm të atomistëve dhe rëndësinë e tyre, dhe kështu të krijojë një ambient sa më përkrahës për atomistët në shoqërinë tone. /InLajmi/