Forca e Sigurisë së Kosovës arrinë suksese të larta në Ajova të SHBA-së, përcjellë InLajmi.
FSK-ja ishte pjesëmarrëse në një garë në Ajova pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të FSK-së.
Në garat që janë organizuar FSK-ja ka treguar një profesionalizëm dhe arritje të lartë.
Vendin e 2-të në disiplinen për nënoficer më të mirë e ka zënë Rreshteri Arjan Zabeli, ndërsa Tetari Alban Fetahu në garën për ushtarin më të mirë e ka zënë vendin e 2-të.
Këto gara janë mbajtë prej 12 deri në 14 mars.
Postimi i plotë nga FSK-ja
Pjesëtarët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën e ,,Luftëtarit më të mirë” në Ajova të SHBA-së
Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga data 12-14 Mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.
Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina ,,ushtarin më të mirë” dhe ,,nënoficerin më të mirë”.
Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë . /InLajmi/