Gazetari Valon Syla ka ironizuar situaten aktuale në të cilen gjendet LDK-ja, në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie, përcjellë InLajmi.
Syla ua caktoi pozicionet të gjithë zyrtarëve të LDK-së kështu Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu Kryetar nderi dhe senatorë për marrëdhënie me Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Preshevë.
Ndërsa Agim Veliu dhe Besian Mustafa emisar special për negociata me Vetëvendosje, e kështu me radhë te të tjerët.
Postimi i plotë i tij:
“Lexoni pak humor pernime me LDK.Po të ishte mbarë LDK, e kish ble për inati Q7’shin e Isa Mustafës për me lon te partia, për shku në negociata me parti në Kuvend. Presidencës dhe Albin Kurtit ja dërgon një letër bashkë me 1 Hamburger me 2 Vo, me DHL, diçka si pakot e diasporës me vota, me ja çu votën për Vjosa Osmanin për Presidente. Me mesazhin, po pajtohna për çështjet, por spo më pëlqen forma, sikur kur Albin Kurti fliste për privatizimet.Nexhat Dacin dhe Fatmir Sejdiun Kryetar nderi dhe senatorë për marrëdhënie me Shqipëri, Maqedoni dhe Preshevë.Agim Veliu dhe Besian Mustafa emisar special për negociata me Vetëvendosje.Anton Çuni për negociata me PDK, Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Enver Hoxhajn.Gazmend Muhaxhiri trajtimi i AAK’së.Ukë Rugova dhe Astrit Haraçia negociatorë special për bashkimin me Listën Vjosa Osmani, Gërevalla, Peci me LDK.Jusuf Buxhovin Emisar për Amerikë, Skender Hyseni për Gjermani…Lumir Abdixhiku e Lutfi Haziri Bashkë-Kryetar, kandidat për Kryeministër dhe Kryetar në Parti, ndahen pozicionet/detyrat, sipas marrëveshjes.Kujtim Shala shef për LDK në Dukagjin.Arben Gashi dhe Arban Abrashi shefa të komunikimit me publik dhe Grupit Parlamentar. Vlora Dumoshi koordinim me Izrael.Avdullah Hoti buxheti dhe financat e partisë…Isa Mustafa, kryetar nderi dhe koordinatirë me Nismën.Kështu LDK do të dukej mjaftê proaktive, kujtoj.”