Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se janë arrestuar 2 persona për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione në Gjilan.
Nga Komuna e Gjilanit thonë se bëhet fjalë për një rast rë izoluar në fshatin Ponesh dhe se janë në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë që të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjet në fuqi.
“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informatave të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb, përcjellë Klan Kosova.
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, është në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë dhe sapo të merret raporti, do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.