Federata ndërkombëtare e xhudos ka publikuar listën me 10 xhudistet më të mira në botë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Aty, bindshëm e para është xhudistja kosovare, Distria Krasniqi që ka gjithsej 8915 pikë.
E 2-ta është Daria Bilodod që ka më shumë se 1000 pikë më pak, gjithsej 7895, shkruan Gazeta Express.
Distria Krasniqi fitoi edhe çmimin e sportistes së vitit në Kosovë, pak javë më parë.