Policia e regjionit të Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për deponim të parave të falsifikuara, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë personi me inicialet B.K depononte para të falsifikuara dhe mashtronte personat e tjerë.
Bëhet e ditur se po i njejti kishte arritur të mashtrojë një viktimë duke i dhënë një monedhë në vlerë prej 500 euro.
Sipas njoftimit të Policisë në lidhje më këtë rast është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit.
Komunikata e plotë:
Me datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro).
Gjithashtu i njëjti në rastin e fundit me datë 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.
Andaj, policia në Suhareke duke e ndjekur me vëmendje dhe duke ndërtuar profilin e të dyshimtit në bazë të deklaratave dhe lëvizjeve të tij, ka arritur që të dyshimtin ta ndalojë, dhe gjatë intervistës para avokatit mbrojtës i dyshimti e ka pranuar veprën penale te cilën e ka kryer.
I dyshimti tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje prej 48 ore.
Monedhat e falsifikuara 3×500 euro janë sekuestruar si dëshmi për ti paraqitur në kallëzimin penal.
Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit.
Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim.