Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili po dyshohet të ketë kryer grabitjen në lagjen Ulpianë në Prishtinë në një institucion mikrofinanciar.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se kanë arrestuar 19 vjecarin F.R.
“Rreth orës 17:40 është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.
Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të t dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit, shkruan Gazeta inFokus.
Ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes”, ka thënë Borovci.
Ai po ashtu ka dhënë detaje se çfarë është konfiskuar nga vendi i grabitjes.
“Arrestimi i të dyshuarit;
- R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej ti shmangej ndjekjes së policisë.
Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj;
Një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe Një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura”, ka thënë ai.