Bekim Haxhiu nga PDK ka reaguar pasi ka hedhur akuza ish-kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti kus siq thot ai dështim në menaxhimin e pandemisë me koronavirusin, përcjellë InLajmi.
Haxhiu ka thënë se përdallim nga shtetet tjera Kosova ende nuk nuk ka arritur ta sigurojë vaksinën anti COVID-19 për qytetarët e saj.
Ai ka thënë se ky dështim total në menaxhim të pandemisë është përgjegjësi e të dy qeverive Kurti e Hoti
Postimi i plotë i tij:
Një vit që kur Covid- 19 u shpallë pandemi dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka siguruar asnjë vaksinë anti COVID-19.
Ndryshe nga shtetet tjera, Kosova ende nuk ka arritur ta sigurojë vaksinën anti COVID-19 për qytetarët e saj.
Ky dështim total në menaxhim të pandemisë është përgjegjësi e të dy qeverive Kurti e Hoti.
Numri i rasteve po rritet çdo ditë. Tanimë nuk dihet as në cilën valë të pandemisë jemi, e as cili variant i virusit po shpërndahet, ndërsa për menaxhim të kufijve, se kush mund të na sjelli variantin e ri të virusit as që mund të diskutohet!
Ajo që kemi parë deri tani është pabarazia dhe diskriminimi në mbështetjen financiare të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës.
Pasi që jemi në një proces konsolidimi të institucioneve e që nuk dihet kur do të ndodh kjo, qeveritarët në pritje të marrjes së pushtetit dhe ata në detyrë, duhet që sa më parë të bashkërendojnë veprimet e tyre për ta siguruar vaksinën sepse shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë janë të rrezikuara nga dita në ditë./InLajmi/