Policia e Kosovës pas reshjeve të borës apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përcjelë InLajmi.
Kjo pasi që rrugët janë të mbuluara me borë dhe mund të ketë rrëshqitje të automjeteve, ku si pasojë e kësajë vjen deri tek aksidenti.
Apeli i plotë nga Policia e Kosovës:
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica./InLajmi/