Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra nënkryetarin e deritashëm të komunës, prof. dr. Nazmi Hasin, për shkak të angazhimit profesional në Universitetin e Mitrovicës dhe ka emëruar Arben Shalën, nënkryetar të komunës së Drenasit, përcjellë InLajmi.
Lladrovci ka uruar Profesorin Hasi në detyrat dhe përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë kontributin e tij në performancën e komunës së Drenasit.
Njëherësh, kryetari Lladrovci ka emëruar Arben Shalën nënkryetar, duke i dëshiruar sukses.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Falënderim për Prof. Hasin, mirë se vjen Arben Shala, nënkryetar i komunës
Me rastin e lirimit nga detyra e nënkryetarit për arsye profesionale, e falënderoj nga zemra Prof. Dr. Nazmi Hasin, për kontributin e madh të deritashëm në detyrat dhe përgjegjësitë në komunën e Drenasit.
Shpreh nderimin e sinqertë për Prof. Dr. Nazmi Hasin, për përkushtimin e madh për ngritjen e performancës së komunës tonë, bashkëpunimin me stafin dhe arritjet e mëdha në përgjegjësitë e tij.
Uroj Profesorin në detyrat dhe përgjegjësitë e mëtejme, si ligjërues në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, duke ruajtur nderimin dhe konsideratën më të lartë, si personalitet i çmuar me kontribut të madh për komunën tonë.
Suksese të mëtejme Profesor Hasi. Ju falënderoj nga zemra për bashkëpunim.
Sot, po ashtu kam marrë vendim për emërimin e z. Arben Shala, nënkryetar të komunës së Drenasit.
Stafin e komunës e ftoj t’i ofroj bashkëpunim të plotë Arben Shalës, me motivin e njohur dhe të qëndrueshëm tonin për qeverisje shembullore në nivel vendi.
Mirë se vjen Arben Shala. Sukses në punën Tuaj!/InLajmi/