Kandidati për kryetar të LDK-së, njëherit edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për raportet me kundërkandidatët për kreun e partisë, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se që të gjithë e kanë të njejëtin qëllimë, ta rikthejnë LDK-në fuqishëm.
“Janë kolegë të respektuar dhe i kam miq. Kemi bashkëpunuar në formë, struktura dhe angazhime tona në rrethana të ndryshme. I vlerësoj dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne tre që kemi kandiduar deri sot kemi bërë zotim që LDK-në ta rikthejmë, dhe ti gjejmë shkaktarët në strukturë. Kjo është rruga në të cilën ne do të detyrohemi që të kalojmë, duke filluar nga zgjedhjet lokale në tetor. Kjo do të ndërtohet me konsensus duke i konsultuar të gjithë ata që kanë peshë në LDK, ata që do të bashkohen të ri në LDK dhe me qytetarët”, ka thënë Haziri. /InLajmi/