Anëtarët e Kryesisë së LDK-së dega në Vushtrri kanë reaguar për emërimet e reja të cilat kanë ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, pas prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, përcjellë InLajmi
Në një reagim nga kjo degë thuhet se Xhafer Tahiri nuk e ka respektuar marrëveshjen e arritur në Kryesinë e LDK-së, në Vushtrri.
“Këtë zotim Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emëruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj. Siç është rasti eklatant i emërimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretisht e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohësisht kundër kandidatit i Tahirit për Kryetar Komune”
Reagimi i plotë nga dega e LDK-së në Vushtrri:
Reagim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega Vushtrri lidhur me emrimet e reja nga Kryetari i Komunës sipjesë e qeverisjes lokale në Vushtrri
Të nderuar qytetarë, simpatizant, aktivistë, veprimtarë e anëtarë më besnik të LDK-së në Vushtrri.
Shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së Dega në Vushtrri, nuk pajtohet me emrimet më të reja në qeverisjen lokale, për këto arsye:
- Në radhë të parë ztr.Tahiri nuk ka respektuar marrëveshjen e arriturë në Kryesinë e LDK-së në Vushtrri kur është prishur koalicioni me LVV-në, pjesë të së cilës marrëveshje ztr.Tahiri i ka bërë publike në konferencën për media ku deklarohet se pjesën e mbetur deri në fund të mandatit të qeverisjes lokale do ta udhëheqë e vetme LDK.
- Këtë zotim ztr.Tahiri nuk e ka respektuar me faktin se pjesë e qeverisjes lokale apo kabinetit të tij janë emruar edhe drejtorë të partive tjera si PDK,AAK, etj.siq është rasti eklatant i emrimit të drejtoreshës së DKR-së e cila së fundmi ka qenë edhe përkrahëse publike e PDK-së, konkretishtë e kanditatit nga PDK për Kryetar Komune, njëkohsisht kundër kanditat i ztr.Tahirit për Kryetar Komune,
- Përkrahja publike për kandidatin e PDK-së, e ka bërë drejtoresha në fjalë si asambleiste në seancën e fundit të Asamblesë Komunale datë 27.09.2017, ku për përkrahjen publike të saj në Asamblenë Komunale, si keqpërdorim të foltores së kuvendit kishte reaguar ish Kryetari i LDK-së Dega në Vushtrri njëherit edhe asambleistë i kuvendit komunal.Si dëshmi po prezantojm pjesë nga fjalimi i saj në përkrahje të kandidatit të
- PDK-së dhe reagiminin e Hysni Gërgurit:
- Emrimi i kësaj drejtoreshe në këtë dikaster ne si shumicë e kryesisë së LDK-së,e konsiderojm edhe si konflikt interesi për arsye se e emruara për sa ishte pjesë e shoqërisë civile apo pjesë e Organizatës Fodem ka qenë edhe përfituese e granteve dhe subvencioneve nga kjo qeveri komunale,
- Për faktin se u shkel vullneti i shumicës së elektoratit dhe anëtarësisë së LDK-së, i cili vullnet përfaqësohet me legjitimitet politik në shumicën e Kryesinë e LDK-së Dega në Vushtrri,
- E ajo e cila më së shumti e intrigon këtë shumicë të kryesisisë së LDK-së Dega në Vushtrri është pjesa pse ztr.Tahiri emron drejtor të PDK-së në emër të LDK-së, e nga këto veprime të ztr.Tahirit lind dyshimi se ztr.Tahiri ose ka marrëveshje me PDK-në ose është i shantazhuar nga PDK. /InLajmi/