Supë kremoze me karota dhe mollë
Suprat kremoze janë gjithmonë një ide e mirë në pranverë.
Koha e përgatitjes – 10 minuta
Koha e zierjes – 35 minutaPërbërësit për 4 persona:8 karota të mëdha • 1 qepë e vogël e bardhë • 1 lugë xhenxhefil i freskët, i grirë në rende • 1 mollë Renette ose atë që keni ju • 8 lugë kos i bardhë i trashë + 4 lugë për dekorimin e pjatave • 1 lugë e vogël lëng limoni • 1 degë e vogël trumzë e freskët ose e thatë • 1 litër lëng vegjetal i valuar (edhe me dado supe vegjetale nëse nuk keni kohë) • 2 lugë vaj ulliri • kripë
Përgatitja:1. Karotat e qëruara, i presim: 1/2 e një karote në rrota të holla dhe të tjerat në kubikë, mollën e qëro jmë dhe e presim në feta të holla.
2. Qepën e qëruar, të grirë imët, e skuqim në një tenxhere me vajin e ullirit dhe xhenxhefilin.
3. Shtojmë karotat në kubikë dhe mollën në tenxhere te qepa, i rregullojmë për kripë, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 30 minuta me kapak, por me flakë të ulët.4. Pas kësaj kohe, fikim zjarrin, e lëmë të vaket dhe e grijmë të gjithë në blender ose me frulator që zhytet derisa të kemi një masë homogjene si krem. Shtojmë tani kosin dhe lëngun e limonit dhe i japim një të përzier përsëri derisa të shohim që janë përzier mirë. E shërbejmë të vakët nëpër tasa ose në pjata, të cilat i zbukurojmë sipër me feta karote krude, 1 lugë kos dhe gjethe trumze