Në zhvillimin e ceremonisë së zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqësorë, ishte e pranishme u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se ndjeher krenare për misionin e ushtrisë së vendit përkrahë asaj botërore, raporton InLajmi.
Osmani tha se 21 vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të mund të ishin pjesëmarrës të këtij misioni paqeruajtës.
“Derisa jam këtu nuk mund të rri pa përmendur se asgjë nuk i ofrohet nderit për të shërbyer si Komandante Supreme.Ndjehem krenare për këtë mision krahë për krahë me miqtë tanë amerikanë.Sot një nga këto objektiva janë këta djem që po i përcjellim, e së shpejti edhe vajzat tona ushtarake që do të jenë nderi dhe krenaria e këtij vendi, por edhe partneritetit tonë strategjik. 21 vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të mund të ishin pjesëmarrës të këtij misioni paqeruajtës. Tash erdhi koha që t’ua kthejmë një pjesë të kontributit të tyre duke u bërë partner në ndërtimin e paqes. Në një vend ku u çliruam nga vendet paqeruajtëse, sot po transferohemi në një vend me trupa paqeruajtëse”,tha Osmani.
U.d të presidentes shtoi se ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e ushtrisë amerikane
Po ashtu ajo shtoi se me Kosovën, Amerika dhe aleatët të tjerë gjithmonë do të gjejnë aleatët më lojal
“Jam e sigurt se ju do të bëni të pamundurën që me profesionalizëm e dedikim t’i jepni shembull paqes, jo vetëm aty ku po shkoni, por kudo.Ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e ushtrisë amerikane. Misioni juaj, është misioni ynë, është paqja dhe besimi në vlerat e përhershme që na e bëjnë bashkë dhe ato mund ta bëjnë të mundshme këtë. Siç e kemi dëshmuar edhe më parë ne dimë se ushtarët tanë do të jenë gjithku, aty ku rrezikohen interesat tonë, por edhet ë Amerikës apo aleatëve të tjera. Kushdo që kërcënon SHBA-të dhe aleatët e tjerë tanë, ka kërcënuar edhe Kosovën. Me Kosovën, Amerika dhe aleatët të tjerë gjithmonë do të gjejnë aleatët më lojal. Ju po niseni drejt një sakrifice të re, që s’do të jetë vetëm e juaja, por e familjeve dhe gjithë shtetit”,tha ajo./InLajmi/