Udhëheqësja e Iniciativës së Bashkuar boshnjake Adriana Hoxhiq ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme duke thënë se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e votave është i papranueshëm, raporton InLajmi.
“Ne sapo e dorëzuam ankesën në Gjykata Supreme. Unë mund të them që vendimi i djeshëm i PZAP është skandaloz i papranueshëm sepse i shkel të drejtat themelore që ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të votojnë sipas vullnetit”.
“Unë besoj që ai vendim i djeshme është sfidë për tërë Qeverinë e Kosovës dhe me përgjigjën që e marrim nga gjykata do ta shohim se a është Kosova shtet ligjor apo është shtet jo ligjor”.
Hoxhiq thotë se nëse kjo ankesë për anulimin e votave për partinë e saj në 7 komuna me shumicë serbe nuk do aprovohet nga Gjykata Supreme e Kosovës , do t’i shfrytëzojë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.
“Do të shkojmë deri në fund dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha institucionet brenda Kosovës, por nëse kjo nuk jep rezultat ku do të respektohet e drejta e njeriut për të votuar, do t’i shfrytëzojmë mekanizmat e institucioneve jashtë vendit”./inlajmi/