Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social Twitter për mospërfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në fotografitë e postuara nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së për 10 vjetorin e negociatave Kosovë-Serbi,
Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE’së ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte marrë pjesë aktivisht në bisedime.
Ndaj kësaj ka reaguar Vlora Çitaku e cila e ka quajtur veprimin si joprofesional dhe fëmijëror.
“Fëmijërore dhe joprofesionale. Por…”, ka replikuar ajo në Twitter.
Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar para 10 vjetëve në Bruksel.
Më poshtë keni replikën e Çitakut.