Rita Ora mahniti shikuesit me performancën e këngës “Let You Love Me” në një nga shfaqjet australiane, por ishte një moment i shkurtër në intervistën që pasoi që zhgënjeu shikuesit.
Ishin Natalie Barr dhe Matt Doran, prezantuesit e “Sunrise”, që me shumë delikatesë ngritën çështjen e bllokimit kombëtar të Mbretëri të Bashkuar.
Këngëtarja ishte kryefjalë e tabloideve në vitin që lamë pas për faktin se ajo shkeli dy herë rregullat anti-Covid në muajin Nëntor. Së pari nuk iu nënshtrua vetë-izolimit pas kthimit të saj nga Egjipti në MB, dhe së dyti kur organizoi festë me dhjetëra persona ndërsa i gjithë vendi ishin nën bllokim.
Ndërsa Rita nuk u pyet për bëmat e saj gjatë kësaj periudhë, prezantuesja sërish vuri në theks sa i vështirë ishte bllokimi për qytetarët britanikë krahasuar me ata australianë.
Prezantuesja tha: “Ju e keni pasur shumë të vështirë gjatë Covid-19. Na vjen mirë që të kemi në mesin tonë”.
Rita me siklet tundi kokën në shenjë pohimi para se të thoshte: E di, po,transmeton Insajderi
“Faleminderit shumë, ndihem si në shtëpi. Faleminderit shumë për dashurinë”, shtoi ajo më tej.
Shpejt u përmbyll edhe tema e pandemisë dhe bllokimit, dhe biseda vijoi të fokusohej në rolin e saj si gjyqtare në “The Voice” të versionit australian.