Kompania e Sigurimeve “Besa Security”, 2 punëtorë të së cilës u plagosën mbrëmjen e sotme, ka dhënë detaje rreth tentim-grabitjes dhe gjendjes së punonjësve të saj.
Përmes një njoftimi për media, nga kompania thonë se 2 punëtoret e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.
Ata thonë se një veture të FSK-së që ka kaluar pak minuta pas ngjarjes u kanë dhënë ndihmën e parë të 2 të plagosurve.
“Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër Badovcit, disa plaçkitës kanë sulmuar kombin e Transportit të Parave të Gatshme me armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov. Dy punonjës të TPG-së, janë të plagosur. Të njëjtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve antiplumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jasht rrezikut për jetë”, thuhe në njoftim, përcjellë Lajmi.net
Siç njofton kompania, dy pjesëtarët e tjerë të ekipës janë shëndosh e mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë.