Qeveria e Japonisë ka rënë dakord me kompaninë amerikane për furnizimin me gjithsej 50 milionë doza të vaksinës Moderna deri në shtator 2021
Në Japoni është bërë aplikimi për miratimin e përdorimit të vaksinës që kompania amerikane bioteknologjike Moderna ka zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19)
Kompania farmaceutike japoneze, Takeda, që do të sigurojë furnizimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në Japoni, të prodhuar nga Moderna, aplikoi në Ministrinë e Shëndetësisë për përdorimin lokal të kësaj vaksine.
Kompania deri në muajin maj do t’i dorëzojë ministrisë rezultatet e testeve klinike të cilat kanë vazhduar të aplikohen në Japoni që nga muaji janar ndaj mbi 200 vullnetarëve të moshës mbi 20 vjeç.
Qeveria e Japonisë ka rënë dakord me kompaninë amerikane për furnizimin me gjithsej 50 milionë doza të vaksinës Moderna deri në shtator 2021.
Teksa vaksina Pfizer u miratua nga Ministria e Shëndetësisë muajin e kaluar, vaksina e prodhuar nga AstraZeneca është në pritje të miratimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria deri më tani ka deklaruar se ka porositur gjithsej 310 milionë doza të vaksinave nga kompanitë BioNTech-Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.