Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin të hënën më 8 mars, nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.
Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet.
Nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të hënën prej orës 12:00 do të marshohet në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë. Ndërsa të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.
Adelina Tërshani nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, në një konferencë për media, bëri të ditur se iniciativës së 8 Marsit i janë bashkuar edhe 15 komuna të tjera.
“Kemi vendosë me e targetu gjithë atë dhunë dhe vrasje që po ndodh ndaj grave vetëm për faktin se ato janë gra. Kemi me dal me marshu si gjithmonë në Prishtinë, por në këtë iniciativë bashkohen edhe shumë komuna të tjera nëpër qytete të Kosovës”, tha ajo.
Ajo tha se synojnë të zgjojnë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.
“Shumë herë ne shohim që edhe kur gratë dhe vajzat janë viktima të bashkëshortëve ose familjarëve të tjerë, kur ato vdesin prej dorës së bashkëshortit kanë qenë shumë herë raste kur ato e kanë lajmëruar dhunën disa herë në institucione por nuk kanë gjetë mbështetje. Edhe njëherë me marshin e kthejmë vëmendjen nga institucionet që këto raste duhet me u trajtua me prioritet dhe seriozitet përndryshe kemi me vazhdua me protestu, kemi me vazhdu me i kërku të drejtat bazike të grave, qoftë ekonomike, qoftë politike”, tha ajo.