Sot është bërë përzgjedhja e kryeshefit ekskluziv të Postës së Kosovës, shkruan InLajmi.
Ai është Xhevdet Smakiqi ku sipas Bordit të Parakohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës i përzgjedhuri vlerësohet si njëri ndër kandidatët më të përshtatshëm profesionalisht .
“Gjatë intervistës së kandidatëve, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kishte ftuar për monitorim organizatën BIRN, për të qenë më transparent në tërë këtë proces, ndërsa ka në dispozicion për secilin organizatë apo media të interesuar çdo dokument për secilin kandidat, deri në vendimin e përzgjedhjes. Bordi i Përkohshëm i Drejtoreve, është i vetëdijshëm për gjendjen e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, andaj përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe”, thuhet në një komunikatë për media të Bordit të Postës./InLajmi/