3 tërmete, përfshirë një nga më të fuqishmit që kanë goditur rajonin, goditën brigjet e Zelandës së Re të premten, duke shkaktuar paralajmërime për cunami që tani janë hequr.
Mijëra persona u evakuuan nga disa zona bregdetare të ishullit të veriut pasi goditi tërmeti i tretë, me madhësi 8.1.
Kishte raporte të bllokimit të trafikut, raporton BBC.
Paralajmërimi kombëtar i cunamit u hoq rreth 13 orë pas tërmetit të parë, transmeton Klan Kosova.
Disa valë goditën pjesë të bregdetit por, deri të premten pasdite, autoritetet thanë që valët më të mëdha kishin kaluar. Banorëve iu tha se mund të ktheheshin në shtëpi por u paralajmëruan të qëndronin jashtë plazheve.