Avokati njohur, Arianit Koci ka thënë se përfshirja e zyrtaëve policor në vepra penale, është alarm për shoqërinë tonë, përcjellë InLajmi.
Sipas Kocit sllogani “E kemi policinë më të mirë në regjion” nuk po del si i saktë, por ai e sheh si hap pozitiv faktin që këto raste nuk po heshten nga vet policët e ndershëm.
Ai po ashtu në një postim në rrjetin social thotë se në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë.
Postimi i plotë i tij:
Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policor te cilët janë përshirë ne vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.
Katastrofë!
“E kemi policinë më të mirë në regjion” – sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.
Në anën tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën – nga ana e vet policëve të ndershëm, e që janë shumicë, dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të korruptuarve.
Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.
Prandaj është e domosdoshme qe te ndërmerren masa për parandalim sa me te hershem te sjelljeve joetike dhe korruptive te zyrtareve policor.
Ne fund te fundit shërbimet cilësore te policisë janë tregues i nivelit te lirisë dhe demokracisë në një vend. /InLajmi/