Partia Demokratike e Kosovës ka falenderuar anëtarët dhe simpatizantët e saj për mbështetjen të cilën e kanë marrë nga zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, përcjellë InLajmi.
Sipas PDK-së, rezultatet e zgjedhjeve të fundit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
Ndër të tjera Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjetë një postimi në rrjetin social ka thënë se votën e saj do ta arsyetojnë me punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë i PDK-së:
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Faleminderit për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit mijëra herë për secilën votë tuajën, për besimin e dhënë.
Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit janë pasqyrë dhe shembull i nivelit të lartë të demokracisë në vend.
Votën tuaj, PDK do ta arsyetojë me punë dhe angazhim në të mirë të qytetarëve të Kosovës. /InLajmi/