Në raportin që i është dorëzuar gjykatësit të Dhomave të Specializuara, thuhet se janë vetëm pesë persona ofruan prova.
Një numër prej 19 personave plotësuan këtë formular aplikimi të modeluar nga Dhomat e Specilizuara me Seli në Hagë.
Kjo për shkak se pretendonin se personalisht kanë pësuar dëm si rezultat i drejtpërdrejtë i një krimi të renditur në aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së.
Por, në raportin që i është dorëzuar gjykatësit të Dhomave të Specializuara, thuhet se janë vetëm pesë persona ofruan prova, që dëshmojnë se mund të kenë qenë viktima.
Një nga rastet që nuk ka arritur të ofrojë dëshmi, është edhe viktima 12/06, që pretendon se indirekt ishte viktimë e vrasjes së vëllait të tij në territorin e Kosovës, brenda periudhës së akuzës.
Viktima pretendon se, si pasojë, ai dhe e gjithë familja kanë pësuar dëmtim mendor. Por i njëjti, nuk paraqiti asnjë dokumentacion mbështetës për dëmin.
Edhe parashtruesi 13/06 me përkatësi serbe, pretendon se ishte viktimë indirekte e rrëmbimit dhe zhdukjes me forcë të babait të tij nga UÇK-ja në territor të Kosovës brenda periudhës së akuzës.
Ankuesi pretendon se ka vuajtur mendërisht dhe ka pasur edhe dëme materiale. Por as ky nuk ka paraqitur ndonjë dokumentacion mbështetës për dëmin.
Sidoqoftë, nga Dhomat e Specializuara thonë se Gjykatësi është ai që do vendosë, nëse do pranojë ose refuzojë kërkesat në fjalë.
Avokati Artan Çerkini ka sqaruar, se kur një person merr statusin e viktimës.
Çerkini thotë se një person që ka statusin e viktimës, mund të jetë edhe dëshmitar.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për një sërë krimesh, që pretendohet se janë kryer në periudhën ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit 1999-ës.