Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konsideruar se në këtë komunë ka rritje drastike të rasteve me koronavirus, raporton InLajmi
Haziri e ka konsideruar se kjo arritje ka arritur pasi sipas tij po bëhen ahengje familjare dhe ngushëllime për personat e humbur.
“Sot i kemi 247 raste aktive dhe është rritje drastike e infeksionit me COVID-19 në javën e fundit. Kemi trefishim të rasteve të vizitave në shtëpi te pacientët e prekur nga virusi. Pra, janë deri në 50 vizita shtëpiake që ekipet e Qendrës së Mjekësisë Familjare i realizojnë. Ndërkohë, të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 47 pacientë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë”, tha Haziri, pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19”,ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se deri në ardhjen e vaksinave, duhet të bëhet kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
“Po punojmë për një Gjilan pa virus, por deri në ardhjen e vaksinave, duhet të kemi kujdes sipas rekomandimeve të IKSHPK. Rritja e infeksionit është tregues i qartë që duhet t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse, përdorimit të maskës dhe distancës, në mënyrë që ta preventojmë përhapjen”, shtoi Haziri. /InLajmi/