Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se Albin Kurti nuk duhet të ofrohet shumë me Erdoganin, pasi Kosova rrit rrezikun të mbetet vend i izoluar edhe me tutje, përcjellë InLajmi.
Ai ka shtuar se Albin Kurti ka shansin historik për t ‘ i ndryshuar gjërat për mirë, por jo duke u afruar më shumë me Turqinë.
Postimi i plotë i tij:
Ndikimi i agjendës islamike të #Erdoganit në #Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit ka nevojë për më shumë përfolje nga vendet perëndimore. Erdogan tashmë ka investuar miliona në xhami, e mijëra në projekte të tjera. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan i privuar nga liberalizimi i vizave, i cili izolon vendin dhe rrit rrezikun për të krijuar atmosferë të përsosur për shfrytëzimin islamik të Erdoganit. Albin Kurti ka shansin historik për t ‘ i ndryshuar gjërat për mirë, por jo duke u afruar më shumë me #Turqinë. /InLajmi/