Izedin Bytyqi që u shkarkua nga ministri i Financave Arban Abrashi nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm, tha se ky vendim është i kundërligjshëm, raporton InLajmi.
“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu.”, ka thënë ai .
“Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liru zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të mirret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.
“Jam ballafaqu me presione të ndryshme të grupit të interesit që e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës”, ka pohuar Bytyqi./InLajmi/