Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që mësuesve t’iu jepet përparësi për vaksinat anti-Covid mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë dhe tha që çdo arsimtar duhet të marrë të paktën një dozë deri në fund të marsit.
Me 3 vaksina tani të disponueshme, Biden tha se ishte i bindur se do të kishte mjaft vaksina në dispozicion për çdo të rritur në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.
Presidenti demokrat tha se ishte optimist për arritjen e qëllimit të tij për shpërndarjen e 100 milionë dozave të vaksinave Covid-19 në 100 ditët e tij të para në detyrë, por u bëri thirrje amerikanëve të qëndrojnë vigjilentë në mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës shoqërore.
Përpjekja e Biden për të vaksinuar më shpejt edukatorët vjen në mes të një polemike politike që ka vënë përballë prindërve që kërkojnë që shkolla të rihapen kundër sindikatave të mësuesve që e ndihmuan ta vendosnin atë në Shtëpinë e Bardhë dhe thonë se rreziqet janë ende shumë të mëdha.
Randi Weingarten, president i Federatës Amerikane të Mësuesve, tha se njoftimi i Biden ishte “një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë në shkollë”