Adil Behramaj, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës së djeshme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Lezhë, përcjellë InLajmi.
Gjatë vizitës së djeshme Kurti që i bëri Lezhës, ka thënë se vendit i nevojitet sipas tij politikisht një Skënderbe.
Ndërkaq lidhur me këtë i është përgjigjur Behramaj ku Kurtit i ka thënë se e kishte më parë Fisnik Ismailin
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti në Lezhë: “Politikisht, na nevojitet një Skënderbe që është kompleks e madhështor, shumë më tepër se i thjeshtë dhe i madh”.
E ka pasur Fisnik Ismailin, por e largoi./InLajmi/