I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi në tetë të mëngjesit takoi ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Pas bisedës, Osmani tha se tashmë në Kosovë sidomos pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 Shkurt do të ketë siç e ka quajtuar ajo një “Reset” të qasjes ndaj dialogut me Beogradin në Bruksel.
“Kosovës e Serbisë duhet të iu ofrohet antarësimi në BE si pjesë e marrëveshjes që përfundon me njohje reciproke.Kosova nuk është më “shport me fruta që mer kush sa do dhe nga ajo nuk mbetet gjë më” – tha Osmani.
Kurse, Lajçak që u shpreh optimist se marrëveshja kryhet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, thotë se nuk imponojnë afate-artificiale.
“Nuk i takon Bashkimit Evropian të vendos, ne nuk jemi ata që po i nxitojmë palët apo ngadalësojmë procesin. Ju përket Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se sa shpejtë duan të procedojnë. Nëse duan të takohen në baza mujore, ne jemi aty. Ne jemi këtu të lehtësojmë procesin. Definitivisht nuk na duhen dhjetë ,pesë ,madje as tre vite për të ardhur të ujida. Kjo nëse ka përkushtim e gatishmëri nga palët” shtoi Lajçak.
Emisari evropian për dialogun që pritet ti zgjatet mandati edhe për një vit , theksoi se pas ardhjes në pushtet të presidentit Joe Biden “Evropa e Amerika po punojnë në baza ditore për qëllimin siq e quan ai që Kosovës e Ballkanit Perendimor ti ofrojnë ardhmëri evropiane”.
Të mërkurën paradite Miroslav Lajçak udhëton nga Kosova për në Serbi.
Në orën 6 të mbrëmjes ai do takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiq.