Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në komunën e Istogut.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.
“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”,ka thënë ai.
“Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja