Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intervistim drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Të lartcekurit janë shoqëruar në polici për t’u intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.
Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.
Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.