Haki Pajazitaj, apo ndryshe i njohur si “kryeplaku i fshatit” të Strellcit të Deçanit, është arrestuar lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj.
“Për disa letra që i kam qit në fb, e aj nuk ka dal që me i demantu që nuk janë të vërteta. Ai është arrestuar qetash rreth orës 16:00”, u shpreh ai.
Në seancën e 18 shtatorit 2020, babai i të ndjerës, Halil Pajazitaj ka treguar për letrat që i kishin pranuar pasi kishe ndodhur vrasja e bijës së tij.
Në cilësi të dëshmitarit babai i Donjeta Pajazitaj, Halil Pajazitaj deklaroi se përderisa ka qene duke u zhvilluar procedura ndaj Naser Pajazitajt, ata kanë pranuar dy letra, letrën e parë në banesë në Pejë ku ishin vendosur përafërsisht 1 vit pas vdekjes së Donjetës.
Sipas tij, në atë letër shkruante se Donjeta kishte ngelur shtatzënë me Hysni Pajazitajn, ndërsa i njëjti për të mos e kuptuar gruaja e tij i kishte dhënë 5 mijë euro Naserit për ta vrarë Donjetën.
Shkëlqimi tha se më në fund doli poshtërsia dhe dyftyrësia e njeriut që u deklarua si migja i Donjetës dhe që u mundua për së vdekuri të njollos moralin e Donjetës.