Ministria e Financave dyshohet se ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci bëri të ditur se është raportuar për sulme kibernetike në 2 institucione. shkruan Gazeta Express.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në 2 institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha Borovci.