Në Llapushnik të Drenasit është raportuar policia pasi banorët kanë hasur në një mjet të dyshimtë, ku më pasë është vërtetuar se është granatë dore, përcjellë InLajmi.
Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku kanë theksuar se FSK dhe KFOR, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë larguar mjetin
“Llapushnik ,Gllogoc, 27.02.2021-08:49. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, kishte vërejtur një mjetë të dyshimtë. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, në ora 12:35 njësia për deminim e FSK-së me njësinë e KFOR-it mjetin e dyshuar granat dore e kanë e mare me vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /InLajmi/