Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 114.260.431 persona, kanë vdekur 2.534.398 persona dhe janë shëruar 89. 823.329 pacientë
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 29. 187.062 të infektuar, 524.383 pacientë të vdekur dhe 19.593.81 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 11. 96.440 të prekur, 157. 87 viktima dhe 10.773.275 të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 10.457.794 të infektuar, 252.988 të vdekur dhe 9.355 mijë e 974 të shëruar, njofton Klan Kosova
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.