Pas reagimeve ndaj Miroslav Lajçak, Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para zyrës së BE-së, ku ka vendosur hartën e shtetit të Kosovës, raporton InLajmi.
Aksioni vjen 2 ditë pasi emisari, Miroslav Lajçak u shfaq në një intervistë, ku mbrapa tij shihet një hartë e cila konsiderohet se paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jofunksional shtetin.
Madje sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe se emisari i BE-së është rreshtuar krahë Serbisë me këtë rast.
“Siç mund ta dini ekziston vetëm një hartë që Kosova paraqitet pjesë e Serbisë dhe ajo është e Serbisë. Për neve është befasuese si të njëjtën hartë po e përdorë Lajçak. Ky lloj referimi po duket që nuk është i paqëllimshëm. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është administrative. Kur edhe kryeministri në ardhje Kurti ka shpreh afërsi me zotëri Lajçak”.
“Është shqetësuese sesi zotëri kryeministër në ardhje Albin Kurti që gjoja dha dorëheqje për thika në harta në Amerikë tash kur Kosova po konsiderohet pjesë e Serbisë. Për neve paralajmërim është mosreagimi i zotëri Kurti dhe afërsinë me zotëri Lajçak”,tha ai.
“Ne erdhëm t’i tregojmë Lajçak se Kosova është shtet i pavarur. Për neve është Lajçak është pozicionua në anën e Serbisë brenda Kosovës në zgjidhjen e Asociacionit me shumicë serbe. Për neve është e papranueshme shenjat e para që i ka qu Qeveria në ardhje për miqësinë me zotëri Lajçak” ./InLajmi/