Familja e Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, mbajnë traktorin në dhomën e ndejës. Këtë e bëjnë si kujtim për babin e tyre që rriti shtatë fëmijë me këtë mjet bujqësor.
“Shtëpinë e kam ndrequr këtu ku ka qenë shtëpia e vjetër, në të njëjtin vend, në të njëjtit themele. Vetëm salloni i është shtuar, e edhe traktori brenda tij, sepse aty në të kaluarën ka qenë parkingu i traktorit”, thotë Abdyli.
Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, i kthehen shumë kujtime kur flet për të kaluarën e tij. Ai thotë se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë në dhomën e ndejës, si kujtim për babën e vdekur tashmë.
Ai në një intervistë për ATV thotë se shtatë fëmijë sa janë tani, babi i tyre i ka rritur duke punuar me këtë traktor.