Prokuroria e Shtetit është deklaruar për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi, ku kanë thënë se ka inicuar rast të “lëndimit të rëndë trupor”, përcjellë InLajmi.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është bërë e ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale./InLajmi/