7 të dyshuarit për rrahjen e djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, do të dalin sot para gjykatës.
Këtë për Klan Kosova e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.
Gash tha se seanca është caktuar të mbahet në orën 10:30.
” Po, është e vërtetë. Shtatë të dyshuar do të dalin sot para gjykatës. Seanca është caktuar të mbahet sot në orën 10:30 në Graçanicë. Nuk e di a ka filluar apo jo”.
Ndryshe dje edhe prokurori i rastit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Lajmin për Klan Kosova e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 7 personave te dyshuar, për veprën penale ‘Pjesëmarrje ne rrahje”.