Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi janë dy nga personalitetet më të shquara të shekullit të kaluar ndër shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve anembanë.
“Kanë pasur momente bashkëpunimi,momente rivaliteti dhe antagonizëm të thellë politik. Qëllimi ka qenë liria, çlirimi, kemi qenë të okupuar nga Serbia. Në jetën politika ka batica-zbatica, njerëzit afrohen-ndahen, por ajo që i ka bashkuar është përpjekja për një bashkëpunim të të gjithëve për arritjen e qëllimit të përbashkët”.
“Dallimi kryesor ka qenë te ideologjia, sepse për nga formimi, mënyra e të bërit politikë Ibrahim Rugova kishte formim krejtësisht tjetër, në nivelet më të larta të intelektualizmit të kohës dhe lidhja e tij me Perëndimit. Ai vuri bazat e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin për dallim nga Demaçi i cili kishte filluar me mënyrën tjetër të formimit të grupacioneve të vogla të fshehura në kohën e regjimit. Ishte njëfarë simboli që tërhiqte pas vetes njerëz të tjerë dhe burgosje të panumërta”, ka thënë Tërmkolli.
Tërmkolli në Rubikon ka thënë se edhe Adem Demaçi pasi ishte liruar nga burgu në prill të 1990, kishte qenë përkrahës i Ibrahim Rugovës.
“Demaçi pas lirimit nga burgu, në vitet e para ishte në përkrahje të Rugovës edhe si koncept politik dhe si mjete por shumë shpejt filluan veprimet që e dëmtuan procesin e arritjes së lirisë dhe kanë vonuar disa procese”.
“Rugova nuk na qenë njeri që ka krijuar antagonizma. Janë të gjithë të tjerët që janë përpjekur ta goditnin dhe ta konsetojnë jo veç personalitetin e tij por edhe metodat politike. Sado që ka pasur përpjekje dhe bëhen dhe sot Rugova me politikën e tij ka ruajtur substancën kombëtare mbi të gjitha”.