Sot takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me koronavirus, raporton InLajmi.
Ministri i shëndetësisëë, Armend Zemaj tha se duke u bazuar në situatën aktuale me pandeminë, duhet të vazhdohen masat rigoroze duke u klasifikuar në 3 kategoritë e rrezikshmërisë.
“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia”, ka thënë ai. /InLajmi/