Ndonëse mbrëmjet dhe ahengjet muzikore janë ndërprerë për shkak të koronavirusit, edhe këngëtarët nuk kanë pasur se ku të përformojnë, përcjellë InLajmi.
Madje ka pasur kritika të shumta nga këta të fundit që u janë bllokuar datat nëpër ahengje të ndryshme.
E ndër ta ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri, i cili shprehet mjaft i revoltuar për ndërprerjen e koncerteve.
Madje ai ka paralajmëruar se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore, kurse kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.
Ai ka përmendur fushatën zgjedhore, ku ka thënë se si pasojë ratet janë rritur, dhe nga sot sipas tij do të fillojnë organizimet nëpër lokale në Ferizaj./InLajmi/